Site icon Telegrafi

Di Francesco e pranon: Kam kërkuar nga klubi transferimin e Messit

Roma njihet si njëra nga skuadrat që shet lojtarët e saj më të mirë ndër vite.

Edhe këtë afat kalimtar të janarit ‘Giallorosët’ janë afër të kompletojnë transferimin e Edin Dzekos dhe Emerson Palmierit te Chelsea.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco.

Ai fillimisht ka thënë para gazetarëve se ka kërkuar nga klubi transferimin e Messit në Romë.

“I pyeta drejtuesit e klubit nëse do të ma transferonin Messin nga Barcelona por më than se nuk është e mundur”, ka thënë Di Francesco duke qeshur.

Tutje trajneri italian ka folur edhe për sulmuesin boshnjak Edin Dzeko i cili pritet të largohet nga Roma në fillim të javës.

“Momentalisht Dzekon e kam në dispozicion dhe ai do të jetë në fushë ndaj Sampdorias. Shpresoj ta kem atë deri në fund të sezonit”, ka deklaruar Di Francesco.

“Klubi e di më mirë se çfarë duhet të shes dhe çfarë duhet të blejë”, u shpreh trajneri italian.

Chelsea ka ofruar 50 milionë euro për Edin Dzekon dhe Emerson Palmierin si dhe 10 të tjera në formë të bonuseve. /Telegrafi/

Exit mobile version