Një balerinë ruso-amerikane është akuzuar për tradhti nga autoritetet ruse, pasi ka dhuruar për një bamirësi ukrainase, shkruan Business Insider.
Shërbimi Sekret rus (FSB) të martën ka njoftuar se ka arrestuar 33-vjeçaren, banore e Los Angeles, transmeton Telegrafi.
FSB njoftoi se gruaja kishte shtetësi të dyfishtë dhe e akuzoi atë për “pjesëmarrje të vazhdueshme në aksione publike në mbështetje të regjimit të Kievit” në SHBA.
“Që nga shkurti i vitit 2022, ajo ka mbledhur në mënyrë proaktive fonde në interes të një organizate ukrainase, të cilat më vonë u përdorën për të blerë pajisje, armë dhe municione për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, shkruan ata.
Bëhet fjalë për balerinën Ksenia Karelin, rusen e cila që prej vitit 2021 ka edhe shtetësi amerikane.
#Russia has taken another American hostage. The lady has been named as Ksenia Karelina, a Russian-born woman who obtained US citizenship in 2021 after she married an American man. She raised money for #Ukraine and is being accused of high treason. https://t.co/L4Y8bPCQ2r pic.twitter.com/bgNabaQPs7
— Kyle Orton (@KyleWOrton) February 20, 2024
Sipas grupit rus të të drejtave ligjore Perviy Otdel, Karelin dyshohet se i dhuroi 51,80 dollarë organizatës bamirëse ukrainase Razom me seli në SHBA në shkurt 2022.
Tani, ajo mund të përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtore. Në videon e shpërndarë nga agjencia ruse e lajmeve në X, Karelin arrestohet dhe i vendoset një kapelë mbi kokë.
Karelin nuk është i vetmja qytetar amerikane e arrestuar nga Rusia, që kur filloi pushtimin e Ukrainës dy vjet më parë. /Telegrafi/