Dashur apo pa dashur, vajza e Bleros dhe Teuta Krasniqi, Tara Muharremi është bërë një personazh i njohur nga të gjithë.
Ajo shpenzon kohën e saj të çmuar me dy prindërit, teksa bëhet pjesë e përditshmërisë së tyre.
Nuk janë të pakta rastet kur Blero dhe Teuta ndajnë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, imazhe në të cilat shfaqen nën shoqëri me Tarën.
Së fundmi, Blero ka qenë ai i cili ka publikuar një fotografi shumë të veçantë në InstaStory, përmes së cilës tregon dhuratën speciale që mori sot nga Tara.
Nuk ishte asgjë luksoze apo e shtrenjtë, por diçka e thjeshtë e punuar me zemër.
Një zemër e vizatuar me dy ngjyra, në të cilën shkruheshin emrat “Blero” dhe “Tara”, dhe një varg yjesh të pikturuar me ngjyra.
Një dhuratë modeste, por shumë kreative për babanë e saj. /Telegrafi/