Telegrafi

Dhuratat për 8 Mars jo më shumë se 1 mijë denarë!

Gratë që janë në punë shtetërore, të cila përfshihen mësueset, mjeket, dhe të gjithë punonjëset e administratës në Maqedoni nuk duhet të pranojnë dhurata të shtrenjta për 8 Mars, edhe atë jo më shumë se 1 mijë denarë, transmeton Telegrafi.

Kjo është e rregulluar me ligjin e punonjësve në sektorin publik, ku është i kufizuar pranimi i dhuratave deri më 1 mijë denarë.

Ndalimi në lidhje me dhuratat që marrin, në përgjithësi, jo vetëm për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka qenë e vendosur në Nenin 39 të Ligjit i cili thotë se i njëjti person i punësuar në sektorin publik mund të marrë dhuratën e vlerës më të ulët se tre vitët e kaluara, ku vlera e përgjithshme nuk duhet të kalonte mbi 3 mijë denarë.

Ky ndalim vlen për të punësuarit në shëndetësi, kulturë, polici, ushtri, dogana, arsim, por edhe për punonjësit e pushtetit lokal në ndërmarrjet publike.

Në rast se fëmijët apo prindërit e tyre këmbëngulin që mësuesja për të marrë një dhuratë të shtrenjtë, ajo mund ta marrë atë, por nuk mund të mbajë në shtëpi.

Dhuratat e shtrenjta do të duhet të qëndrojnë në shkollë, dhe të gjitha institucionet buxhetore janë të detyruara të mbajnë të dhëna për të gjitha dhuratat e pranuara. /Telegrafi/