Dhurata Dora ka bërë një bashkëbisedim me fansat e saj përmes sesionit pyetje-përgjigje në InstaStory.
Sikur shumica e njerëzve, edhe ylli shqiptar i muzikës po qëndron e izoluar në shtëpi për të shmangur infeksionin eventual me COVID-19.
Njëra nga pyetjet ishte se si e kalon këngëtarja kohën në karantinë, të cilës ajo iu përgjigj duke treguar disa prej gjërave kryesore që i bën.
“Mirë shumë. Po punoj për këngë të reja”, e ka nisur përgjigjen autorja e hitit “Zemër”.
“Në të njëjtën kohë, edhe po pushoj, po ha po fshi. Netflix, ndonjë TikTok, aty këtu dhe pastaj nga e para”, ka shkruar më tej Dhurata. /Telegrafi/