Site icon Telegrafi

Dhurata mohon ndarjen nga Argjenti

Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka mohuar ndarjen nga i dashuri Argjent Haradinaj.

Eshtë raportuar pak orë më parë se këngëtarja është ndarë nga ndërmarrësi dhe biznesmeni i njohur nga Prishtina.

Megjithatë, transmeton Telegrafi, ky informacion duket të jetë keqinterpretuar.

Në një prononcim për Telegrafin këngëtarja tregon se ajo nuk është ndarë, thjesht po e mban jetën e saj private larg syrit të publikut.

Duket se qasja e re nuk është vërejtur nga mediat, çka ka bërë që ajo të ironizojë duke thënë se ajo nga mediat e mori vesh se është ndarë nga Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version