Telegrafi

Dhurata merr vëmendjen edhe me dukjen e saj

Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Derisa po shijon suksesin e madh të këngës “Zemër”, Dhurata Dora ka marrë vëmendjen e fansave edhe me dukjen e saj.

Këngëtarja e ka publikuar një fotografi në Instagram (ku numëron mbi 1.3 milion ndjekës) duke marrë afro 100 mijë pëlqime brenda 12 orësh.

Theksojmë që Dhurata po arrin suksese të jashtëzakonshme me projektin më të fundit muzikor.

Lexo po ashtu Kuriozë për vargjet në frëngjisht të Soolking, mësoni çfarë i thotë në këngën "Zemër" reperi algjerian Dhurata Dorës

Bashkëpunimi me Soolking, “Zemër”, po thyen rekord pas rekordi, falë dëgjueshmërisë së këngës dhe shikueshmërisë së videoklipit.

Dhjetë ditë pas publikimit në YouTube, videoja muzikore ka kaluar shifrën prej 37 milionë klikimesh. /Telegrafi/