Janë bërë tashmë disa muaj që shumica e popullsisë janë duke qëndruar të izoluar në shtëpitë e tyre për të parandaluar përhapjen e pandemisë coronavirus.
Kjo ka bërë që shumë artistë t’i anulojnë koncertet e tyre, e po ashtu t’i realizojnë projektet e tyre muzikore në kushte shtëpie.
Disa prej tyre edhe janë duke ndier mungesën e qëndrimit të lirë për t’u shëtitur me makinë apo edhe daljes nëpër kafene.
Dhurata Dora është një nga këta yje, e cila tashmë gjendet e izoluar në shtëpinë e saj.
Në imazhin e publikuar në rrjetin social Instagram, ajo shihet duke dalë nga një dritare e makinës teksa shkruan: “Unë pas vetizolimit”.
Sa i përket muzikës, këngëtarja e njohur ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një këngë të re të zhanrit baladë. /Telegrafi/