Dhurata Dora po shijon suksesin më të madh në karrierën e saj.
Bukuroshja shqiptare publikoi pak kohë më parë projektin “Zemër” në bashkëpunim me superyllin algjerian që vepron në tregun francez, Soolking.
Kënga për një kohë të shkurtër arriti 40 milionë klikime në platformën e videove YouTube.
Ajo mbajti edhe një super performancë në Stuttgart në Disco Enjoy.
Por, tash si duket ajo ka gati projekt të ri për verën dhe bashkpuntori i saj nuk është asnjë tjetër pos hip hop yllit nga Shqipëria, Noizyt.
Dyshja janë parë duke pozuar së bashku, teksa ty pranë shfaqet edhe menaxheri i këngëtares, Ilir Balija.
Duket se të gjitha rrugët çojnë drejt një bashkëpunimi të ri të madh të Dhuratës, kësaj radhe dedikuar ekskluzivisht për tregun shqiptare me Noizyn.
Projekti “Zemër” u punua nga BigBang në shtëpinë e hiteve Redbox, teksa për klipin u përkujdes top produksioni, Max Production. /Telegrafi/