Telegrafi

Dhurata Dora shpenzon mbi dy mijë euro për një veshje ditore

Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Artistët shqiptarë gjatë paraqitjeve të tyre skenike mundohen që të kujdesen për secilin detaj të mundshëm.

Por, nganjëherë detajet kushtojnë, ashtu sikurse edhe veshjet dhe aksesorët e figurave të njohur publike.

Dhurata Dora është një ndër këta persona, e cila shpenzon shumë të mëdha parash në veshjet e saj për klipe, koncerte dhe përditshmëri.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Shqip.closet ka analizuar një paraqitje të këngëtares, vlera e së cilës shkon mbi dy mijë euro.

Lexo po ashtu Dhurata Dora sjell imazhe atraktive nga Spanja, teksa vë në pah linjat trupore

Vetëm setra e saj ka vlerën prej 1.750 funta (1.946 euro), kurse tjetra shumë e madhe shkon për një aksesorë të saj, e që arrin 610 funta (670 euro).

Që të gjitha së bashku bëjnë 2.455 funta (2.725 euro), të cilat ajo i ka shpenzuar në një veshje ditore.

Theksojmë se “Fajet” është hiti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin shqiptar, Azet. /Telegrafi/