Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, ka arritur të thyej rekorde të njëpasnjëshme përmes projekteve muzikore.
Pothuajse secila këngë e saj e fundit ka arritur të dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptarë, duke grumbulluar kështu edhe më shumë fansa anembanë botës.
“Ferrari” titullohet projekti i fundit nga këngëtarja, që për vetëm një ditë ka arritur një milion klikime në platformën YouTube.
Për një sukses të tillë, ajo përmes një fotografie atraktive në rrjetin social Instagram, ka falënderuar të gjithë dëgjuesit e muzikës së saj.
E veshur më një bluzë rozë, dhe një palë pantallona të markës Gucci, Dhurata i ka bashkangjitur dukjes edhe një makijazh të rëndë.
Teksa po e shijon suksesin e kësaj të fundit, “Las Loss” mbetet projekti i parafundit nga ajo, që erdhi në bashkëpunim me repein Azet./Telegrafi/