Telegrafi

Dhurata Dora publikon sekuenca nga klipi i këngës “Ferrari”

Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, ka treguar se ka një veçanti në interpretimin e këngëve, që nga paraqitja e parë.

Suksesi i saj deri më tani është i padiskutueshëm, pasi që këngët e saj kanë filluar të dëgjohen edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Pas disa projekteve të njëpasnjëshme, Dhurata ka përgatitur një tjetër këngë, e cila do të publikohet ditën e nesërme (e shtunë).

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo jo vetëm që ka ndarë me fansat sekuenca nga kënga, por tani edhe prej klipit të realizuar.

Lexo po ashtu Dhurata Dora të shtunën publikon këngën e re “Ferrari”

Ne disa pak sekonda të videos, shihet se këngëtarja është kujdesur për pothuajse çdo detaj, duke u shfaqur mjaft me stil.

Rreth tre muaj më parë, bukuroshja brune ka lansuar këngën “Las Loss”, në bashkëpunim me reperin Azet. /Telegrafi/