Site icon Telegrafi

Dhurata Dora prezanton stilin e ri të flokëve, ndërsa shijon pushimet në Spanjë

Dhurata Dora (Foto: Instagram/dhuratadora)

Ajo që gjithmonë sjell hite nga më të ndryshmet, e që së fundmi kanë marrë përmasa dëgjimi edhe jashtë kufijve shqiptarë është padyshim Dhurata Dora.

Këngëtarja shqiptare që nga paraqitja e saj e parë ka arritur të ‘rrëmbejë’ zemrat e mijëra fansave, të cilët e mbështesin në secilin hap.

Përkundër faktit se ka prurje të shumta muzikore, Dhurata nuk lë anash edhe postimet e ndryshme nga përditshmëria e saj.

Pas suksesit të fundit me këngën “Ferrari”, duket se këngëtarja ka vendosur të filloj pushimet në Marbella të Spanjës.

Kjo është bërë e ditur përmes disa postimeve të saj në rrjetin social Instagram, ku edhe ka shfaqur stilin e ri të flokëve të.

Me një veshje në ngjyrë të zezë, bukuroshja brune dukjes i ka bashkangjitur edhe një makijazh të rënde, ndërsa shijonte rrezet e diellit.

Vlen të përmendet se Dhurata është e njohur për paraqitjet e saj skenike, për të cilat ka një kujdes mjaft të veçantë. /Telegrafi/

Exit mobile version