Site icon Telegrafi

Dhurata Dora paralajmëron projektin e ri muzikor

Foto: Dhurata Dora/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Dhurata Dora, ka arritur që të thyejë kufijtë shqiptarë me vetëm një bashkëpunim.

“Zemër” titullohej kënga që erdhi në bashkëpunim me reperin algjerian, Soolking, e cila u dëgjua në masë të madhe nga mbarë bota.

Lexo po ashtu Një vit nga publikimi i këngës "Zemër", Dhurata Dora falënderon fansat

Pas këtij suksesi marramendës, Dhurata ka gati projektin e tretë të radhës, të cilit ia ka publikuar edhe disa fraza.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një fotografi ku duket me plot stil, teksa shihet e ulur në një makinë të markës ‘Ferrari’.

Lexo po ashtu Dhurata Dora mahnit me linjat trupore, ndërsa prezanton stilin e ri të flokëve

“Me ty nuk foli, jo bre lali. Një thon i imi, dy Ferrari”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë duke ia bashkëngjitur hashtagun ‘së shpejti’.

E veshur me komplete të bardha, bukuroshja brune ka vendosur që flokët t’i lidhë poshtë kokës së saj.

Kujtojmë se “Lass Los” mban titullin bashkëpunimi i fundit i saj me rep-artistin Azet, që grumbulloi plot 16 milionë klikime deri më tani në platformën YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version