Telegrafi

Dhurata Dora joshëse dhe me stil në Gjermani (Foto)

Dhurata Dora vazhdon angazhimet e saj me performanca të shumta.

Këngëtarja joshëse ka publikuar një seri të fotografive të realizuara në Gjermani, ku ajo po zhvillon një seri të koncerteve.

Dhurata po qëndron në Stuttgart, aty ku Esa Vokshi ia realizoi fotot ku ajo duket me stil, me një xhaketë të lërkuërs, sutjena të zeza dhe pantallona të ushtrisë.

Spikasin syzet e saj dhe floku i kuruar, që e bëjnë atë të duket sa e bukur, aq edhe tërheqëse.

Dhurata Dora ka realizuar një seri të këngëve të suksesshme gjatë verës së kaluar, çka ja siguruan asaj një varg të performancave gjatë gjithë verës.

Dhurata aktualisht është ‘single’ dhe pa të dashur, teksa nuk spekulohet pë afera.

Ajo në Gjermani është rritur, prej ku edhe erdhi për të krijuar karrierë në skenën muzikore shqiptare disa vite më parë. Tash, ajo është një prej yjeve më të mëdha të skenës së shoubizit. /Telegrafi/