Dhurata Dora edhe një herë ka treguar pse është prej këngëtareve më atraktive shqiptare.
Atraktive më shumë nga zëri i ëmbël se sa nga aspekte tjera – Dhurata tregon pse është në maje.
Ajo ishte mysafire në emisionin special të vitit të ri në Klan Kosova, ku ‘unplugged’ me Enur Pakashticën interpretoi disa hite.
Dhurata performoi këngët e saj “Kesh Kesh” dhe “Simpatia” duke mahnitur me zërin dhe teknikën e këndimit.
Por, bukuroshja tutje impresionoi edhe me interpretimin e “Tumankuqe” duke u treguar e jashtëzakonshme.
Dhurata vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte këtë fundvit.
Ajo besohet se vazhdon të jetë single. /Telegrafi/