Site icon Telegrafi

Dhurata Dora dhe Noizy paralajmërojnë këngën e radhës, zbulojnë datën e lansimit

Foto: YouTube

Artistët e njohur, Dhurata Dora dhe Noizy, kanë paralajmëruar një tjetër bashkëpunim.

Dyshja e famshme e showbizz-it përmes rrjeteve sociale kanë zbuluar se po vijnë me një tjetër këngë të re.

“Kallma” mban titullin projekti, i cili pritet të lansohet i plotë më 6 korrik (e enjte).

Foto: Screenshot/Instagram

Në videon e shpërndarë nga Noizy në Instagram, ata shihen duke prezantuar një pjesë nga dueti.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Mos e le mu shym Kallma 6 korrik ndërron loja ta dini, kjo me e kënaq shqiptarinë”, ka shkruar Rigels Rajku (emri i vërtetë).

Të njëjtit theksojmë se kanë bashkë një hit të quajtur “Mi Amor” që u publikua në verën e vitit 2021.

Kjo ka mbledhur mbi 126 milionë klikime në platformën e popullarizuar, YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version