Site icon Telegrafi

Dhurata arrin 20 milionshin

Megjithëse ka publikuar projektin e ri këtë verë, kënga “A bombi” e Dhurata Dorës, vazhdon të ndëgjohet dhe pëlqehet nga publiku.

Kënga, e cila ende nuk ka mbushur një vit që nga publikimi i saj, ka arritur të mbledhë më shumë se 20 milion klikime në kanalin “Youtube”, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja përmes rrjeteve sociale është shprehur e lumtur për këtë sukses, të cilin ia ka dedikuar fansat të cilët i ka falenderuar për mbështetjen e tyre.

“Ti don” është projekti i fundit i Dhuratës, të cilën e solli para disa muajve, duke u radhitur edhe këtë verë në mesin e këngëtarëve më të kërkuar në koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/

Exit mobile version