Telegrafi

Dhurata Ahmetaj këtë javë në “O Sa Mirë” (Foto)

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj këtë javë do të jetë pjesë e episodit të radhës të serialit të njohur “O Sa Mirë”.

Ajo do të sprovojë veten edhe në aktrim, teksa lajmin për pjesëmarrjen e saj në këtë seria, e kanë bërë të ditur disa nga aktoret e serialit.

Adriana Matoshi, e njohur për rolin e ‘Sasës’ ka publikuar disa fotografi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me Dhuratën, dhe koleget tjera: Arjola Demiri dhe Arta Nitaj.

Lexo po ashtu ‘O sa mirë’ drejt fundit total? E vërteta qëndron ndryshe

Vajzat të cilat kanë krijuar një miqësi shumë të mirë mes vete, duket se ‘shoqe’ në episodin e ri, do ta kenë edhe këngëtaren e njohur.

Ndërkohë, edhe vet Dhurata duket shumë e entuziazmuar që do të ketë fatin të luaj në një prej serialeve më komike në vend. /Telegrafi/

Adriana Matoshi paralajmëron prezencën e këngëtares Dhurata Ahmetaj në episodin e ri të “O Sa Mirë”. Foto nga InstaStory