Policia ka arrestuar një person në Ferizaj nën dyshimin se ka dhunuar dhe shantazhuar një femër.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se më të dielën, më 27 dhjetor, në Ferizaj viktima viktima femër kosovare ka informuar se muaj më parë është dhunuar dy herë nga i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se edhe e kishte shantazhuar viktimën.
“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/