Një femër ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 03:44 në rajonin e Pejës, ndërsa është raportuar të martën.
“Më 22.08.2023, viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga një i dyshuar”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme hetimore. /Telegrafi/