Telegrafi

Sulmohet seksualisht e mitura nga tre persona në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një femër (e mitur) ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më datë 02.11.2022 rreth orës 13:00, në Podujevë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari I Qendrës për Punë Sociale.

“Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Më 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/