Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër ka raportuar një polici se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një person, po ashtu i mitur.
Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë.
“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur) ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur)”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/