Policia e Kosovës ka raportuar një rast dhunimi që ka ndodhur në Lipjan, të mërkurën.
Sipas njoftimit, katër persona janë shoqëruar në stacionin policor për këtë ngjarje, ndërsa njëra prej tyre është një femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë e cila është intervistuar në cilësinë e viktimës.
Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar dhe sipas vendimit të prokurorit rasti po procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/