Një grua ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra “Dhunim”, një person.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 25.01.2025, në Lipjan.
Tutje thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Më 27.01.2025 viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj është kryer vepra e lartcekur nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/