Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person.
Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ndërkaq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.
“Dhunim. Gjakovë 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/