Site icon Telegrafi

Dhunohet një femër në Lipjan

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se dyshohet që është dhunuar një femër nga një person tjetër.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të martën, në Lipjan.

Tutje në njoftim thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull  kosovar (me 24.11.2020-02:00) ka raportuar se dyshohet që viktimën femër kosovare, e ka dhunuar i dyshuari mashkull kosovar. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version