Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në ora 20:30.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/