Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast dhunimi të një të miture në Çagllavicë.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 20:30.
“Dhunim, Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/