Telegrafi

Dhunë psikike ndaj bashkëshortes, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin në Obiliq për dhunë psikike ndaj bashkëshortes.

Rasti ka ndodhur të enjten në Obiliq, të orën 17:39.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës (bashkëshortes së tij) femër kosovare”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/