Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Pejë.
I dyshuari nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, ndërsa rasti ka ndodhur të enjten më 00:15.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/