Dy raste të dhunës familjare janë shënuar të martën, një në Prishtinë dhe një tjetër në Podujevë.
Në Podujevë, një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“Podujevë 30.07.2019 – 03:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/shqiptar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Sipas raportit të policisë, edhe në Prishtinë një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër.
Siç thuhet tutje në raport, viktima ka deklaruar se ndihet e kërcënuar nga i dyshuari i cili gjendet në arrati.
“Prishtinë 28.07.2019-18:00. Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Viktima deklaron se ndihet e kërcënuar nga i dyshuari. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet ndër të tjera në raporton e policisë. /Telegrafi/