Telegrafi

Dhunë në familje, arrestohet një person në Podujevë

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe kishte kanosur dy persona të tjerë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten, në Podujevë.

Siç thuhet në raport, sipas ankuesit i cili e ka raportuar rastin, i dyshuari ka probleme psikike.

“I dyshuari, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.  /Telegrafi/