Site icon Telegrafi

Dhunë familjare në Podujevë, Prishtinë e Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për disa raste të dhunës në familje.

Më 30 nëntor është raportuar një rast dhune në Podujevë, ndërsa lidhur me këtë një person është arrestuar të dielën, më 1 dhjetor.

“Më 01.12.2019 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, i njëjti ka pranuar se ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu në Prishtinë janë raportuar dy raste dhune.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë nga i dyshuari mashkull K-shqiptar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë me gaz. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu në Prishtinë, të dielën në ora 18:00 viktima femër ka raportuar se qe një kohë të gjatë është duke u keqtrajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull, me të cilin kishte bashkëjetuar.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Edhe në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili ka sulmuar fizikisht viktimën femër.

I dyshuari është përsëritës i këtyre veprave dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version