Kur forcat ruse nuk arritën të pushtonin Kievin në ditët e para të luftës dhe u tërhoqën, dëshmitë e mizorive u gjetën pas tyre.
Në rajonin e Kharkivit po zbulohen tmerre të ngjashme, duke përfshirë një vend varrimi masiv, transmeton Telegrafi.
Për më tepër, shefi i policisë kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko tha se “dhomat e torturës” janë gjetur në qytetet dhe fshatrat e çliruara të rajonit.
Këto vende numërojnë të paktën dhjetë, ka raportuar Kyiv Independent. /Telegrafi/