Dhjetëra mijëra izraelitë janë mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit në Jerusalem në demonstratën më të madhe antiqeveritare që nga fillimi i luftimeve të fundit kundër Hamasit.
Protestuesit po i kërkojnë qeverisë të arrijë një marrëveshje armëpushimi për të liruar dhjetëra pengje të mbajtura në Gaza nga Hamasi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ata gjithashtu duan që qeveria të mbajë zgjedhje të parakohshme.
Turmat sot u shtrinë me kilometra rreth ndërtesës së parlamentit të njohur si Knesset.
Protestuesit u panë duke ndezur zjarre, ndërsa të tjerët u përleshën me policinë.
Organizatorët janë zotuar të vazhdojnë demonstratat për disa ditë.
Një gjë e tillë vjen pasi kryeministri Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për një hernie pasi ajo u zbulua gjatë një kontrolli rutinë. /Telegrafi/