Më 28 prill 2017 u bë saktësisht një dekadë që kur Lionel Messi shënoi një nga golat më të bukur që ka parë bota e futbollit.
Goli erdhi në stilin e Diego Maradonas, Messi mori topin në mesin e fushës dhe dribloi çdo gjë që i doli para.
E gjitha kjo ndodhi në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit ndaj Getafes në sezonin 2006/07, ku Barcelona fitoi me rezultat 5-2.
E vetmja gjë e çuditshme është se në atë kohë Messi kishte numrin 19 te Barcelona, ndërsa më poshtë keni golin. /Telegrafi/
G⚽️AL MORNING!!!
🔝 It’s 10 years since Leo #Messi 👑 scored this Maradonaesque goal against Getafe pic.twitter.com/pcMHvfWHAW— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 18, 2017