Telegrafi

Dhjetë transferimet në Ligën Premier që kushtuan më shumë se sa Erling Haaland kur kaloi te Borussia Dortmund, por që janë duke dështuar

Erling Haaland është një nga fjalët kyçe në botën e futbollit këtë vit, pasi paraqitjet e tij kanë shkuar gjithmonë në rritje.

Norvegjezi u fut në skenën e madhe me Red Bull Salzburg, në pjesën e dytë të vitit kur shënoi 28 gola në vetëm 22 ndeshje.

Borussia Dortmund  ble u janar për 20 milionë euro, aq sa ishte klauzola e tij e lirimit.

Deri më tani me klubin gjerman Haaland ka shënuar pesë gola dhe atë duke ardhur si zëvendësim.

Çmimi i tij prej 18 milionë funte (20 milionë euro), duhet të shihet me nervozizëm nga shumë klube të Ligës Premier që kanë harxhuar shuma më të mëdha, për lojtarë që kanë qenë dështim.

Sipas Bild, Haaland tani ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë euro, shumë që do të ishin gati shumë klube ta paguanin nëse vazhdon me këtë formë.

Transfermarkt i ka kujtuar disa nga transferimet që kanë ndodhur në Angli ndër vite e që kanë kushtuar më shumë.

Christian Benteke te Liverpool (£41.85m –  49.5 milionë euro)

Joelinton te Newcastle (£39.6m – 46.8 milionë euro)

Sebastien Haller te West Ham (£36m – 42.5 milionë euro)

Islam Slimani te Leicester (£27.45m – 32 milionë euro)

Alex Iwobi te Everton (£27.36m – 31.5 milionë euro)

Wesley te Aston Villa (£22.5m – 26.5 milionë euro)

Neal Maupay te Brighton (£19.8m – 23.4 milionë euro)

Guido Carrillo te Southampton (£19.8m- 23.4 milionë euro)

Dominic Solanke te Bournemouth (£19.08m – 23 milionë euro)

Andre Gray te Watford (£18.36m – 21.7 milionë euro)

/Telegrafi/