Telegrafi

Dhjetë transferime të mëdha ndodhën brenda një dite – klubet e pesë ligave kryesore bën blerje të bujshme

Klubet nuk kanë humbur kohë dhe tashmë kanë bërë disa nga lëvizje më të mëdha në këtë afat kalimtar, ndërsa dita e sotme ishte prej atyre që zyrtarizimet ishin të shumta.

Afati kalimtar do të jetë deri më 31 gusht, ku edhe në ditët në vijim klubet do të vazhdojnë të bëjnë lëvizje të mëdha.

Por dita e sotme (18 korrik), ishte e mbushur me zyrtarizme, ku mbi dhjetë sosh u konfirmuan nga klubet e mëdha.

Një nga shembujt e fuqisë ekonomike të ligës angleze ishte nënshkrimi i Lenny Yoro për Manchester United, ku ‘djajtë e kuq’ sot kanë prezantuar mbrojtësin, duke e blerë nga Lille për 62 milionë plus 8 milionë bonuse.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Sot me skuadra të reja u bën edhe Mason Greenwood, Pierre-Emerick Aubameyang, Serhou Guirassy e disa emra të tjerë.

Më poshtë i gjeni dhjetë transferime të zyrtarizuara në ditën e sotme.

Mason Greenwood kalon nga Manchester United te Marseille

Pierre-Emerick Aubameyang i bashkohet Al-Qadsiah të Arabisë Saudit

Borussia Dortmund konfirmon nënshkrimin e Serhou Guirassy

Pepe Reina bashkohet me Comon në Serie A

 

Lyon nënshkruan me Mikautadze për katër vite

Leny Yoro zyrtarisht te Manchester United

Mbrojtësi anësor Juan Cabal i bashkohet Juventusit

Man City bën goditjen e parë, nënshkruan me Savinhon

Martin Terrier kalon te Bayer Leverkusen nga Rennes

Villarreal nënshkruan Sergi Cardonan 

/Telegrafi/