Është publikuar lista për dhjetë sportistët më të paguar për vitin 2019.
Revista e mirënjohur ‘Forbes’ ka publikuar listën e lojtarëve që paguhen më së shumti në botën e sportit, me Lionel Messin që ka fituar 114 milionë euro deri më tani në këtë vit.
Në vendin e dytë është rivali i tij më i madh në futboll, Cristiano Ronaldo që ka fituar 98 milionë euro.
Top treshen e mbyll sërish një futbollist që ka luajtur shumë pak në këtë vit, mirëpo të ardhurat e tij janë shumë të majme.
Është fjala për yllin e Paris Saint-Germain, Neymar që ka fituar 94 milionë euro deri më tani në këtë vit.
Më poshtë keni listën prej dhjetë sportistëve më të paguar sipas listës Forbes për vitin 2019:
1= Lionel Messi (futboll) 114.1 milionë euro
2= Cristiano Ronaldo (futboll) 98 milionë
3= Neymar (futboll) 94.3 milionë
4= Canelo Alvarez (boks) 84.5 milionë
5= Roger Federer (tenis) 84 milionë
6= Russell Wilson (futboll amerikan) 80.4 milionë
7= Aaron Rodgers (futboll amerikan) 80.2 milionë
8= LeBron James (basketboll) 80 milionë
9= Stephen Curry (basketboll) 71.7 milionë
10= Kevin Durant (basketboll) 58.7. milionë euro. /Telegrafi/