Site icon Telegrafi

Dhjetë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë, gjashtë të arrestuar

Foto: Ilustrim

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjashtë persona janë arrestuar në lidhje me këto raste që kanë ndodhur në komuna të ndryshme të Kosovës.

Detaje nga raporti i PK-së:

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 12.07.2021 – 02:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për te arrestuar, përderisa rasti vazhdon të hetohet.

Prishtinë 12.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Turk shtetas i Turqisë, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Obiliq 12.07.2021 – 19:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht të bijën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.    

Prizren 11.07.2021 – 22:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se babai i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit, kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prizren 11.07.2021 – 22:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se deri sa ka qenë në restorant me dy fëmijët dhe të dyshuarin mashkull (bashkëshortin e saj) kosovar, pas një fjalosje i dyshuari e kishte kap për krahu duke i shkaktuar lëndime. Viktima nuk ka pranuar ndihmë mjekësore dhe më fëmijët e saj e njëjta strehohet te familja e saj. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Klinë 11.07.2021 – 07:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim te prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.    

Pejë  12.07.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.     

Pejë 12.07.2021 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Rahovec 12.07.2021 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka keqtrajtuar dy prindërit e tij. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Gjakovë 12.07.2021 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version