Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja finale në Ligën e Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpool.
Marca ka zgjedhur 10 pikat kyçe që mund ta vendosin këtë ndeshje.
1.Cristiano Ronaldo
Kur Real Madridit i duhet liderishipi në skenë del gjithmonë portugezi, që ka shënuar 15 gola.
Ai nuk shënoi në gjysmëfinale, por që finale mbetën preferencë.
2.Mohamed Salah
Ylli i Liverpoolit me paraqitjet e tij jetësore është kthyer në një konkurrent për ‘Topin e Artë’.
Së bashku me Roberto Firminon dhe Sadio Manen, kanë shënuar 29 gola.
3.Portierët
Keylor Navas mbetet një nga pikat më të forta të Real Madridit, por edhe Loris Karius, qëndron mirë.
4.Marcelo
Njëri nga lojtarët më të fortë të Realit padyshim që këtë vit është Marcelo.
5.Posedimi i topit
Asnjëra nga skuadrat nuk ka nevojë për posedim për të fituar dhe këtë e dëshmuan edhe në gjysmëfinale.
6.Ritmi i ndeshjes
Liverpooli do të tentojë ta shfrytëzojë shpejtësinë dhe të tentojë kah krahët.
Toni Kroos, Luka Modric dhe Isco do të kërkojnë që të dominojnë topin dhe të mbajnë ritmin e ngadaltë.
7.Gareth Bale
Ai mund të jetë arma e fshehtë e Zinedine Zidane. Mund të jetë një rrezik për shkak se di të tregojë vetën edhe nëse futet nga banka.
8.Uria
Real Madrid mund t’i arrijë tre tituj të Ligës së Kampionëve rresht.
Uria është kah Liverpooli, pasi pas 13 vitesh mund të fitojnë.
9.Jurgen Klopp
Trajneri i Liverpoolit është një nga më të mirat në botë dhe ka vetëm pesë vjet që kur drejtonte Borussia Dortmundin dhe e mposhti Jose Mourinhon me Real Madridin 4-1.
Pak njerëz mund t’i shfrytëzojnë dobësitë e Real Madridit si Klopp. Vetëm pyetni Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn.
10.Gjyqtari
Zyrtari serb Milorad Mazic, i cili është 45 vjeç, do të marrë përgjegjësinë për ndeshjen më të madhe të jetës së tij.
Presioni do të jetë mbi të, veçanërisht duke pasur parasysh polemika drejt tij deri më tani. /Telegrafi/