Në vitet e fundit, Instagrami padyshim që është bërë rrjeti social i fotografive më të famshme në botë.
Shumë modele kanë zgjedhur këtë rrjet për të postuar fotot e tyre më të fundit, ndërsa shpesh falë Instagramit, kanë fituar edhe një famë jashtëzakonisht të madhe.
Faqja franceze “Sport & Style” ka renditur 10 modelet më të ndjekura në “Instagram” për vitit 2017.
Bie në sy fakti, se çdo njëra prej modeleve që bën pjesë në 10-shen më të ndjekur, ka më tepër se 10 milionë fansa në rrjetin social.
Spikasin motrat Hadid, që u ngritën në famë në vitin e fundit me paraqitjet e tyre në pasarela.
Megjithatë, edhe modelet e Victoria’s Secret si Candice Sëanepoel dhe Adriana Lima nuk mbesin po ashtu prapa.
10.Adriana Lima – 11.2 milionë ndjekës
9.Candice Swanepoel – 11.4 milionë ndjekës
8.Miranda Kerr – 11.5 milionë ndjekës
7.Gisele Bundchen – 13.4 milionë ndjekës
6.Chrissy Teigen – 14.9 milionë ndjekës
5.Bella Hadid – 15.5 milionë ndjekës
4.Emily Ratajkowski – 15.5 milionë ndjekës
3.Gigi Hadid – 36.4 milionë ndjekës
2.Cara Delevingne – 40.6 milionë ndjekës
1.Kendall Jenner – 84.5 milionë ndjekës