Romeo Veshaj dhe Ledri Vula rreth një muaj më parë sollën këngën e tyre të parë.
“E keni dit” titullohet ky projekt, në të cilin është i përfshirë edhe artisti Klementi.
I njëjti i ka dhënë më shumë lezet kësaj kënge, e cila momentalisht është shndërruar në hit.
Projekti në fjalë u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe vetëm për një muaj ka grumbulluar dhjetë milionë klikime në platformën YouTube.
Sukesit i janë gëzuar edhe vet artistët, të cilët e kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
“Ohooo 10 milionë, ju dua të gjithëve”, ka shkruar Veshaj.
Veç kësaj, të njëjtit janë më se të angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/