Telegrafi

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në BKT Superigën e Kosovës 2021/22

Ueb faqja eksperte në vlerësimin e futbollistëve ‘Transfermarkt’, ka analizuar BKT Superligën e Kosovës, klubet dhe lojtarët, duke i nxjerrë vlerat e tyre.

Pas mbylljes së stinorit dimëror ka bërë një rivlerësim të vlerave të futbollistëve dhe klube.

Ajo çfarë bie në sy është se asnjë lojtarë nuk i afrohet vlerës së 500 mijë eurove. Sa i përket lojtarëve katër të parët kanë vlerë të njëjtë, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Klubet më të vlefshme në BKT Superligën e Kosovës - prin Drita, pas tyre Prishtina

Valmir Veliu, Francisco Rivera, Ron Broja dhe Marko Simonovski vlerësohen me nga 325 mijë euro.

Pas tyre janë treshja e Ballkanit, Armend Thaqi, Edvin Kuc dhe Ermal Krasniqi që kanë vlerë në treg 300 mijë euro.

Me 275 mijë euro vlerë ka disa futbollistë, ku spikasin emra e Endrit Krasniqit, Hamdi Namanit, Betim Halimit, Albert Dabiqajt dhe Ardian Limanit. /Telegrafi/