Kosova është në kulmin e saj, pasi fitoret po vijnë, por edhe loja është rritur.
Sukseset e Kosovës janë duke u pasqyruar edhe nga mediat botore. Janë bërë tashmë 14 ndeshje pa humbje, ku është fituar edhe grupi në Ligën D.
Tashmë Kosova ka filluar ta krijojë bazën e saj dhe pjesë e saj janë lojarë të rinj. Më së shumti paraqitje ka Samir Ujkani, që është edhe kapiten i Kosovës me 24 sosh.
Pas tij vijnë Amir Rrahmani dhe Milot Rashica me nga 20-të, shkruan Telegrafi.
Hekuran Kryeziu ka arritur të paraqitet për 18 ndeshje, dy më shumë se Vedat Muriqi. Arbër Zeneli, Besar Halimi dhe Mërgim Vojvoda, kanë nga 15 paraqitje.
Nga 14 ndeshje për Kosovën kanë Valon Berisha dhe Leart Paqarada. /Telegrafi/
Top 10 lojtarët me më shumë paraqitje
Samir Ujkani 24
Amir Rrahmani 20
Milot Rashica 20
Hekuran Kryeziu 18
Vedat Muriqi 16
Arbër Zeneli 15
Besar Halimi 15
Mërgim Vojvoda 15
Leart Paqarada 14
Valon Berisha 14