Lionel Messi është i vendosur që të largohet nga Barcelona.
Të martën e kësaj jave, ylli argjentinas ka dorëzuar letrën te klubi katalunas, ku thuhet se dëshiron të largohet si lojtar i lirë.
Sipas mediave ndërkombëtare, 33-vjeçari dëshiron të transferohet te Manchester City, aty ku ka raporte të mira me Pep Guardiolën dhe Sergio Agueron.
E përditshmja spanjolle 20 minutos raportoi se Martin Braithwaite i ka kërkuar Barcelonës që t’i japin numrin 10 në fanellë, në rast se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë largohet nga Camp Nou.
Janë dhjetë lojtarë, në mesin e tyre edhe ata që lidhen me një kalim te skuadra katalunase në këtë verë e që mund të marrin numrin 10 në fanellë:
Lautaro Martinez
Riyad Mahrez
Neymar
Sadio Mane
Philippe Coutinho
Ansu Fati
Riqui Puig
Antoine Griezmann
Paulo Dybala. /Telegrafi/