Telegrafi

Dhjetë lojtarët e nominuar për çmimin ‘Puskas Award’ – mungon CR7

FIFA ka publikuar listën e dhjetë kandidatëve të nominuar për çmimin ‘Puskas Award’, çmim ky që i jepet lojtarit/lojtares që shënon golin më të bukur brenda një sezoni.

Golat janë marrë parasysh që nga data 16 korrik 2018 deri më 18 korrik 2018, me shtatë meshkuj dhe tri femra në listën e ngushtë.

Deri më tani, asnjë femër nuk ka arritur ta fitojë çmimin tashmë të njohur ‘Puskas Award’. Votimi për tifozët do të qëndrojë i hapur deri me datën 1 shtator. tifozët

Anëtari i Crystal Palaces, Andros Townsend, është pjesë e kësaj liste me golin e shënuar ndaj Manchester Cityt, ashtu si Zlatan Ibrahimovic me golin e shënuar te La Galaxy ndaj Tornto FC në shtator të vitit të kaluar.

Amy Rodriguez është në listë me golin e saj për Utah Royals, së bashku me lojtaren e Cliftonville Ladies, Billie Simpson ndaj Sion Swift Ladies.

Lista e plotë e të nominuarëve për çmimin Puskas Award:​                ​

​Matheus Cunha – RB Leipzig​

​Juan Fernando Quintero – River Plate​

​Zlatan Ibrahimovic – ​LA Galaxy

​Lionel Messi – Barcelona​

​Ajara Nchout – ​Cameroon

​Fabio Quaqliarella – ​Sampdoria

​Amy Rodriguez – Utah Royals​

​Billie Simpson – Cliftonville Ladies

Andros Townsend​ – Crystal Palace​

Daniel Zsori​ – Debrecen. /Telegrafi/​