Telegrafi

Dhjetë lojtarët më besnikë në ligat më të mira të futbollit: Messi është i dyti, kalohet vetëm nga legjenda e CSKA Moskës

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi nuk kryeson listën e lojtarëve më besnikë që janë aktiv në të gjitha ligat kryesore të Evropës.

Ky vend shkon për portierin e CSKA Moskës, Igor Akinfeev , pasi ai ka kaluar gati 18 vjet me klubin rus.

34 vjeç, Akinfeev hodhi hapat e tij të parë futbollistik në akademinë e të rinjve CSKA Moskë dhe ka kaluar tërë jetën e tij me klubin e tij të dashur që nga ajo kohë.

Ndërkohë, Messi, i cili vjen i dyti në listën e Transfermarkt, ka qenë në Barcelonë për gati 17 vjet që kur u transferua në Evropë nga Newell’s Old Boys në moshën 13 vjeçare.

Treshja e parë plotësohet nga legjenda e West Ham, Mark Noble, i cili ka luajtur në klubin e tij të fëmijërisë për 16 vitet e fundit.

Lista ka edhe emra si Gioergio Chiellini e Sergio Ramos.


10 lojtarët më besnik aktualisht

Igor Akinfeev (CSKA Moska): 17 vjet, 8 muaj, 3 ditë

Lionel Messi (Barcelona): 16 vjet, 8 muaj, 3 ditë

Mark Noble (West Ham): 16 vjet, 8 muaj, 3 ditë

Sergio Alvarez (Celta Vigo): 16 vjet, 2 muaj, 4 ditë

Oier (Osasuna): 15 vjet, 2 muaj, 4 ditë

Jessy Moulin (Saint-Etienne): 15 vjet, 2 muaj, 4 ditë

Francesco Magnanelli (Sassuolo): 15 vjet, 2 muaj, 4 ditë

Giorgio Chiellini (Juventus): 15 vjet, 2 muaj, 4 ditë

Sergio Ramos (Real Madrid): 15 vjet, 4 ditë

Sammy Bossut (Zulte Waregem): 14 vjet, 2 muaj, 4 ditë


/Telegrafi/