Lëndimet janë gjëja një lojtar apo klub i dëshiron më së paku gjatë një sezoni.
Për shkak të tyre komplikohen shumë gjëra, rrezikohen edhe objektiva e sezonit.
Manchester Unitedi gjatë sezonit të kaluar u përball me shumë lëndime. Djajtë e Kuq nga 51 lëndime të regjistruara u detyruan të paguajnë 19.9 milionë euro rroga për lojtarët e lënduar.
Gjithsesi në vendin e parë për rroga të paguara për lojtarët e lënduar është Manchester City me 20.4 milionë euro, numri i lëndimeve ishte 30.
Në pozitën e tretë është Arsenali me 18.2 milionë euro të pagrua në rroga, pastaj vijnë West Hami dhe Liverpooli me 15.3 milionë, ndërsa më poshtë keni top dhjetëshen. /Telegrafi/